Epidemia, Shenzhen do të ndalojë ngrënien e qenve dhe maceve

Epidemia, Shenzhen do të ndalojë ngrënien e qenve dhe maceve

09:13, 27/02/2020
A+ Aa A-

Qyteti Shenzhen në Kinë po përgatit ndalimin e konsumimit të qenve dhe maceve, në një kohë që ka shënuar rënie tregtia e kafshëve të egra, pasi shkencëtarët dyshojnë se ato çuan në shpërthimin e koronavirusit.

Rregulloret e propozuara nga qeveria e qytetit rendisin nëntë lloje mishi që lejohen për konsum, duke përfshirë mishin e derrit, pulës, viçit, lepurit, peshkut dhe frutave të detit.

“Ndalimi i konsumimit të kafshëve të egra është një praktikë e zakonshme në vendet e zhvilluara dhe një kërkesë universal e civilizimit modern”, thuhet në njoftim.

Shkencëtarët dyshojnë se virusi i ri kaloi nga kafshët tek njerëzit. Disa infeksione në fillim u gjetën tek njerëzit që ishin të ekspozuar ndaj tregut të kafshëve të egra në Hubei të Wuhanit, ku shiteshin lakuriqë, gjarpërinj, mace të egra dhe kafshë të tjera.

Ky dokument u jep statusin e kafshëve shtëpiake, qenve dhe maceve dhe do të ndalojë konsumimin e tyre.

Gjarpërinjtë, breshkat dhe bretkosat u përjashtuan nga lista, pavarësisht se ishin ushqime mjaft popullore në jug të Kinës.

“Një ndalim i ngrënies së qenve dhe maceve në Shenzhen do të jetë jashtëzakonisht shumë i mirëpritur”, tha Peter Li, eksperti i politikave në Kinë për “Humane Society International”, një grup për mbrojtjen e kafshëve.

Mishrat e tjerë të lejuar janë qingji, gomari, roast, patat dhe pëllumbat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco