‘Ne ju kemi borxh disa përgjigje’/ Pentagoni kërkon fonde shtesë për t'u marrë me koronavirusin

‘Ne ju kemi borxh disa përgjigje’/ Pentagoni kërkon fonde shtesë për t'u marrë me koronavirusin

21:53, 26/02/2020
A+ Aa A-

Të mërkurën, Pentagoni i tha Kongresit se po shqyrtonte mundësinë që mund të ketë nevojë për fonde shtesë për t'u marrë me përhapjen e koronavirusit, disa orë pasi ushtria amerikane njoftoi se një ushtar në Korenë e Jugut ishte infektuar.

"Po përhapet dhe ne nuk mund t'ju japim përgjigje përfundimtare nëse do të na duhen apo jo burime shtesë," tha gjenerali i ushtrisë Mark Milley, kryetari i Shefave të Përgjithshëm të Shtabit, duke iu drejtuar një seance dëgjimi të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura, raporton Reuters.

"Ne ju kemi borxh disa përgjigje" është shprehur në mbyllje të seancës, gjenerali i ushtrisë Mark Milley. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco