Facebook do ndaloi reklamat mashtruese në lidhje me koronavirusin

Facebook do ndaloi reklamat mashtruese në lidhje me koronavirusin

21:48, 26/02/2020
A+ Aa A-

Facebook njoftoi të mërkurën se do të ndalojë reklamat për produktet që ofrojnë kurë ose parandalim rreth shpërthimit të koronavirusit dhe atyre që krijojnë një ndjenjë urgjence rreth situatës.

Sëmundja, që besohet të ketë origjinën në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit të kaluar, ka vrarë më shumë se 2.700 njerëz.

Njoftimi nga gjigandi i mediave sociale vjen pasi po përballet me një kontroll të shtuar rregullator, mbi llojin e përmbajtjes së postimeve në platformën e saj, konkretisht artikuj që pasqyrojnë ideologji ekstreme dhe lajme të rreme, raporton Reuters.

Reklamat me pretendime se maska për fytyrën garantojnë 100% parandalimin e përhapjes së virusit ’nuk do të lejohen, tha një zëdhënës i kompanisë.

Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), të martën paralajmëruan amerikanët që të fillojnë përgatitjen për përhapjen e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, pas infeksioneve të shfaqura në disa vende të tjera.

Muajin e kaluar, Facebook tha se do të hiqte postimet me përmbajtje në lidhje me virusin "me pretendime të rreme ose teori konspirative, që janë frymëzuar nga organizatat kryesore globale të shëndetit dhe autoritetet lokale shëndetësore", duke u bashkuar me kompani si TikTok dhe Pinterest.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco