Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Austria karantinon 12 persona pas rasteve të para me koronavirus

Austria karantinon 12 persona pas rasteve të para me koronavirus

20:47, 26/02/2020
A+ Aa A-

Austria ka karantifikuar 12 persona që ishin në kontakt të ngushtë me një çift që ishin rastet e para të koronavirusit në vend, njëri prej të cilëve punon si pritës i hotelit, thanë të mërkurën autoritetet në provincën e Tirolit.

Menjëherë pasi çifti italian testoi pozitiv me virusin, të martën autoritetet mbyllën hotelin me 108 dhoma, ku punonte edhe gruaja, raporton Reuters.  

Autoritetet kryen kontrolle dhe morën mostra nga 62 prej tyre për ti testuar ndaj virusit.

Bllokimi i hotelit u realizua gjatë natës.

"Gjendja shëndetësore e 62 personave të testuar është e mirë," tha qeveria krahinore e Tyrol në një deklaratë, duke shtuar më vonë se nëntë prej tyre, i gjithë stafi i hotelit, ishin futur në një karantinë dy-javore, për shkak se kishin qenë në kontakt të ngushtë me gruan , siç kishte edhe tre persona të tjerë nga rrethi shoqëror i çiftit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco