Shërohet nga koronavirusi, doktori jep këshillat sesi të mbrohemi prej infeksionit

Shërohet nga koronavirusi, doktori jep këshillat sesi të mbrohemi prej infeksionit

20:38, 26/02/2020
A+ Aa A-

Një mjek i infektuar me koronavirus në zonën e Piacenzas në Itali, tashmë duket se është kuruar pjesërisht nga virusi vdekjeprurës.

Duke e ndarë eksperiencën e tij në Facebook, mjeku Edmondo Vetrugno këshillon të gjithë qytetarët, duke u bërë thirrje që të mos përhapin panik.

Historia e tij nis më 21 shkurt, kur një pacient u shtrua në spitalin e Condogno me temperaturë të lartë.

Mjeku Vetrugno e vizitoi pacienten dhe për siguri, të gjithë personat me të cilët ajo ishte takuar ditët e fundit, iu nënshtruan testeve mjekësore nga të cilët të gjithë rezultuan negativ.

Por nuk ndodhi e njëjta gjë me doktorin, pasi atij iu shfaqën disa simptoma të ngjashme si temperaturë e lartë dhe kollitje.

Pas pak ditësh, mjeku thotë se nuk ka më simptoma dhe se do të vetëizolohet në shtëpi.

Doktori shpjegon se i gjithë paniku është pa sens dhe atyre që duhet t'i kushtohet më shumë vëmendje tani, janë të moshuarit.

Ai i bën thirrje qytetarëve që të mos panikosen, por mjafton që të ndjekin rregulloren për mbajtjen e higjenës të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe asgjë e keqe nuk do u ndodhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco