12 viktima dhe 400 të infektuar/ Nisin hetimet për koronavirusin në Itali

12 viktima dhe 400 të infektuar/ Nisin hetimet për koronavirusin në Itali

20:29, 26/02/2020
A+ Aa A-

Italia tashmë numëron 400 persona të infektuar me koronavirusin Covid-19. Këtë e konfirmoi kreu i Mbrojtjes Civile në vend, Angelo Borrelli. Ai tha gjithashtu se tre pacientë të diagnostikuar në Romë tashmë janë shëruar.

Rajoni më i prekur mbetet Lombardia, me 258 raste, mes tyre 6 të mitur. Më pas vjen Veneto me 71 të prekur, 47 në Emilja Romanja, 11 në Liguria, 3 në Piemonte, 3 në Lacio, 3 në Sicili, 2 në Toskanë, 1 në Trentino dhe 1 në Marke.

Mediat italiane raportojnë se karabinierët kanë sekuestruar kartelën e pacientit të parë të diagnostikuar në Kodonjo, qytezën ku mendohet se u shfaq për herë të parë koronavirusi. Por nuk është bërë ende e qartë se kundër kujt është nisur procedimi penal. Disa ditë më parë, Kryeministri Giuseppe Conte tha se mosndjekja e protokollit në një spital ka ndihmuar në përhapjen e Covid-19.

Gjatë të mërkurës, numri i fluturimeve drejt veriut dhe verilindjes së Italisë ka rënë ndjeshëm, deri në 24% më pak krahasuar me të njëjtën datë të dy viteve më parë. Nga ana tjetër, British Airways anuloi të gjitha fluturimet për në Milano deri në 11 mars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco