FOTO/ 'Mjekët e murtajës' në rrugët e Venecias: Humor i zi kundër koronavirusit

FOTO/ 'Mjekët e murtajës' në rrugët e Venecias: Humor i zi kundër koronavirusit

13:17, 26/02/2020
A+ Aa A-

Përhapja e koronavirusit në rrugët e Lombardisë në veri të Italisë, ku deri tani janë shënuar 11 të vdekur dhe 322 të infektuar, ka çuar në marrjen e një sërë masash drastike në vend, përfshirë anullimin e karnavaleve të famshme të Venecias.

Por disa persona, të shquar për humorin e tyre të rëndë, vendosin ta nderojnë mbylljen e karnavaleve të martën, duke zgjedhur të veshin maskën më tradicionale dhe më të frikshme që identifikohet me karnavalet e Venecias.

Ajo është maska e “Medico della Peste”, e shpikur nga një mjek francez, që e ka fillesën nga periudhat më të errëta të historisë së qytetit, nga kohët kur Venecia, si shumë qytete të tjera evropiane, u godit nga “Vdekja e zezë” – murtaja, që gjatë mesjetës vrau gati 1/3 e popullsisë në Evropë.

“Doktorët e murtajës” u endën të martën në mbrëmje me kostumet me përfaqësimin klasik të vdekjes, maskës që ngjan si kafkë, me pelerine të zeza dhe me pankarta e fenerë; ata mbanin pankarta ku shkruhej "të gjithë do të vdesim" dhe pastaj u gjunjëzuan jashtë Katedrales.

Maska dhe veshja e “Medico della Peste” përbëhet nga një pëlhurë e zezë me gjatësi deri te kyçit të këmbës e bërë me pëlhura të rënda dhe doreza mbrojtëse si dhe me një maskë në formë të zogut me një sqep të gjatë.

Maska dalluese ishte përgjithësisht e bardhë me dy vrima të rrumbullakëta te sytë,  të mbuluara me xham.

Kishte dy vrima të vogla në hundë për të marrë frymë dhe qe e mbushur me erëza, barishte të imëta, kamfor dhe substanca të tjera aromatike të forta, që të mbante larg erën e keqe të viktimave të murtajës.

Image

ImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco