Harvey Weinstein mohohet nga fëmijët e tij

Harvey Weinstein mohohet nga fëmijët e tij

12:46, 26/02/2020
A+ Aa A-

Fëmijët e rritur të Harvey Weinstein kanë vendosur të mos e quajnë më baba, pas dënimit të tij me burg për përdhunimet dhe ngacmimet seksuale.

Lili, 25 vjeç, Ema, 22 vjeç dhe Ruth, 17 vjeç, që u lindën gjatë martesës së tij 20 vjeçare me Eva Çilton, nuk flasin më me babain e tyre përdhunues.

Avokatja mbrojtëse e tij, Dona Rotuno, e konfirmoi këtë fakt, por tha se dy fëmijët e tij më të vegjël, India, 9 vjeç, dhe Dashiell, 6 vjeç, ende kanë një marrëdhënie të ngushtë me të.

Weinstein dhe gruaja e tij e dytë, Xhorxhina Çepmen, u ndanë në 2017-ën, pasi femrat e para filluan të publikonin historitë e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco