Shkon në 3 numri i të infektuarve me koronavirus në hotelin e izoluar në Tenerife

Shkon në 3 numri i të infektuarve me koronavirus në hotelin e izoluar në Tenerife

12:17, 26/02/2020
A+ Aa A-

Dy turistë të tjerë italianë të cilët ndodhen në hotelin Adeje në Tenerife kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. 

Hoteli në Tenerife është izoluar që prej ditës së djeshme pasi një turist italian u konfirmua me koronavirus. Mësohet se brenda hotelit ndodhen rreth 1000 turistë.

Njoftimin e ka dhënë Ministria Rajonale e Shëndetit e Ishujve Kanarie. 

Dy personat e infektuar janë pjesë e grupit që udhëtonte me mjekun nga Piacenza dhe gruan e tij që u diagnostikua me Covid-2019.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco