'Amerikanë, bëhuni gati për koronavirusin! - Njoftimi zyrtar në SHBA

'Amerikanë, bëhuni gati për koronavirusin! - Njoftimi zyrtar në SHBA

11:50, 26/02/2020
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u thanë amerikanëve të martën të fillojnë të përgatiten për koronavirusin që mund të përhapet brenda vendit ndërkohë që shpërthimi i tij në Iran, Korenë e Jugut dhe Itali ka rritur frikën se epidemia mund të godasë rritjen ekonomike globale.

Dr. Nancy Messonnier, një zyrtare në Qëndrën Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) u tha gazetarëve se të dhënat mbi përhapjen e virusit javët e fundit i kishin nxjerrë në pah, parashikimet e agjencisë për transmetimin e virusit brenda SHBA-së.

“Mund të kemi kufizime në jetën e përditshme”, paralajmëroi ajo. Ndërsa tha se rreziku imediat nga koronavirusi në SHBA mbetet i ulët, një tjetër zyrtar i lartë i kësaj Qëndre, D. Anne Schuchat, tha se nuk ishte më çështje nëse virusi do të bëhej një pandemic globale. “ Çështja është se kur dhe sa njerëz do të infektohen”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco