Ish-mjeku i Trump flet për dietën e presidentit: 'I fshihja perime në ushqime'

Ish-mjeku i Trump flet për dietën e presidentit: 'I fshihja perime në ushqime'

11:30, 26/02/2020
A+ Aa A-

Doktori i mëparshëm i Donald Trump pranon se fshihte perime në ushqimet që do të hante presidenti, në një përpjekje për ta bërë atë të humbi peshë.

Dr. Roni Xhekson thotë se fuste lulelakër në patatet e zjera të Trump dhe donte të sillte pajisje për tu ushtruar në Shtëpinë e Bardhë.

Ai dhe skuadra e tij bënin shpesh përpjekje si fshehja e akullores, por presidenti besonte se një lojë golf ishte e gjithë dieta për të cilën ai kishte nevojë.

Doktori, që tani është në garën për tu bërë një kongresmen republikan, tregon se lënia e detyrës para se Trump të kishte një dietë dhe regjim të shëndetshëm është keqardhja e tij më e madhe.

Presidenti shpesh poston foto në rrjete sociale, ku shfaqet duke ngrënë pula nga KFC apo hamburgerë nga McDonalds. Thuhet se ai pi 12 kanaçe kola dietike në ditë dhe shikon deri në 8 orë televizor.

Kur e pyetën se si ka mundësi që Donald Trump është në një gjendje aq të mirë shëndetësore, pavarësisht këtij regjimi, mjeku thotë: “Disa njerëz thjesht kanë gjene shumë të mira.”

Ai madje shton se nëse Trump do të kishte ngrënë mirë këto dy dekada, ai do të mund të jetonte deri në 200 vjet.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco