Australia goditet nga tërmeti i fuqishëm

Australia goditet nga tërmeti i fuqishëm

11:03, 26/02/2020
A+ Aa A-

Një tërmet i fuqishëm prej 6.0 shkallësh të Rihterit është regjistruar mes ujërave veriore të Australisë dhe ujërave lindore të Indonezisë. Dridhjet janë ndier edhe në territorin tokësor të shtetit të largët.

Tërmeti ndodhi rreth orës 4 e 30 minuta të pasdites sipas kohës lokale në rajonin Tanimbar, 550 kilometra larg qytetit Darwin.

Byroja e Meteorologjisë tha se nuk ka rrezik nga cunami në brigjet e Australisë pas tërmetit, shkruan “Daily Mail”.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane, dridhja e kishte epiqendrën 49 kilometra në thellësi të tokës.

Prem Rangwani, banor i qytetit Darwin, tha për mediet lokale se ishte duke ngrënë në shtëpi, kur vërejti se shtëpia filloi të dridhej.

Ai tha: “Isha duke ngrënë pemë dhe pashë se uji në ibrik po lëkundej dhe televizori të dridhje”.

Deri më tash, autoritetet nuk kanë raportuar për viktima apo dëme materiale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco