Koronavirusi dëmton prodhimin e pijes së famshme

Koronavirusi dëmton prodhimin e pijes së famshme

10:29, 26/02/2020
A+ Aa A-

Bota mund të përballet me një shkurtim të furnizimeve me Koka-Kola dhe e gjitha kjo si pasojë e koronavirusit.

Ëmbëlsuesit artificialë që vijnë nga Kina mund të vonojnë të vijnë nëse epidemia vazhdon, tregon Daily Mail.

Që tani furnizimet në Shtetet e Bashkuara janë me vonesë dhe mungojnë zëvendësuesit e sheqerit që përdoren në pijen e famshme.

Australia është një nga shtetet e pakta që pritet të mos ndikohet nga kjo.

Kompania shkroi në raportin e rradhës: “Ne kemi produkte rezervë kështu që prodhimi nuk ka shumë gjasa të preket. Gjithsesi disa furnizime mund të vonohen nëse gjendja në Kinë përkeqësohet.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco