Vdes një italiane në Austri, i bëhen analizat për koronavirus

Vdes një italiane në Austri, i bëhen analizat për koronavirus

09:47, 26/02/2020
A+ Aa A-

Një turiste italiane, 56 vjeçe, nga Friuli Venezia Giulia, vdiq mbrëmë në një rezidencë në Austri, në Bad Kleinkirchheim.

Mjeku i Urgjencës nuk e përjashtoi mundësinë e koronavirusit dhe i bëri një analizë, njofton Il Messagero.

Rezidenca është mbyllur dhe banorët e saj nuk mund të largohen nga ndërtesa, sepse edhe ata do të kontrollohen.

Autoritetet austriake në bashkëpunim me ato italiane janë duke hetuar të gjitha vendet ku ka qenë gruaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco