Koronavirusi/ Nga Kina vijnë lajme të mira

Koronavirusi/ Nga Kina vijnë lajme të mira

09:09, 26/02/2020
A+ Aa A-

Vijon të ulet me ritme domethënëse numri i të prekurve me koronavirus në Kinë, vend i cili konsiderohet dhe si epiqendra e përhapjes botërore të këtij virusi vdekjeprurës.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë konfirmon se në 24 orët e fundit janë shënuar 406 raste me infeksion nga koronavirusi, krahasuar me 508 që ishte një ditë më parë. Kështu, në këtë mënyrë, numri total i rasteve me koronavirus në Kinë ka arritur në 78,064.

Gjithashtu, Komisioni i Shëndetësisë bën me dije se numri i viktimave ka arritur në 2715, bilanc ky që u rrit me 52 të tjerë vetëm gjatë ditës së martë.

Të gjitha rastet e vdekjes u shënuan në provincën Hubei, ajo që konsiderohet dhe si epiqendra e përhapjes së virusit. Jashtë provincës së Hubeit, numri i rasteve të reja në Kinë ranë në 5, duke u ulur për të pestën ditë radhazi dhe shënuar numrin më të ulët që nga 20 janari.

Shumë rajone në Kinë deklaruan se do të ulin shkallën e emergjencës pas vlerësimeve se rreziku është zvogëluar ndjeshëm.

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri me dije se epidemia në Kinë arriti kulmin mes 23 janarit dhe 2 shkurtit dhe që atëherë rastet kanë rënë ndjeshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco