Edhe një ushtar amerikan i infektuar ndër 169 rastet në Korenë e Jugut

Edhe një ushtar amerikan i infektuar ndër 169 rastet në Korenë e Jugut

08:16, 26/02/2020
A+ Aa A-

Seul – Koreja e Jugut raportoi të mërkurën 169 raste të reja me koronavirus, përfshirë një ushtar amerikan, pasi autoritete shëndetësore ndërmorrën një plan ambicioz për t’i bërë analizat më shumë se 200 mijë anëtarëve të një kishe që është goditur më rëndë nga shpërthimi I koronavirusit,  një degëzim i Kishën Shincheonji të Jezuit.

Rastet e reja e çuan në total numrin në 1,146 dhe pritet të shtohen sepse qeveria po e zgjeron rrjetin e personave që po u bën analizat, njofton BBC.

Ushtria amerikane raportoi rastin e parë me koronavirus të mërkurën, një ushtar 23 vjeç në bazën Cam Carrol, rreth 20 km larg nga qyteti Daegu. Kampi është afër një qëndre të personave me aftësi të kufizuara dhe ka pasur raste me virus.

Ushtari është futur në karantinë në shtëpinë e tij jashtë bazës, sipas një deklarate të Forcës së SHBA në Kore.

Të hënën, vejusha e një ish-ushtari amerikan doli mbartëse e virusit pasi vizitoi disa baza pranë Daegu, përfshirë Camp Walker.

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco