Duffy merr kurajo e flet hapur: Mua më droguan, përdhunuan dhe më mbajtën peng!

Duffy merr kurajo e flet hapur: Mua më droguan, përdhunuan dhe më mbajtën peng!

07:48, 26/02/2020
A+ Aa A-

Këngëtarja fituese e çmimit Grammy, Duffy, ka zbuluar se është droguar dhe dhunuar pasi është mbajtur peng nga një sulmues. Ylli 35-vjeç nga Uellsi postoi në profilin e saj të verifikuar në Instagram se “rikuperimi mori kohë”.

Performuesja shkroi për 33 mijë ndjekësit e saj: “E vërteta është se, dhe ju lutem më besoni se tani jam mirë dhe e sigurt. Jam përdhunuar dhe droguar dhe mbajtur peng për disa ditë”, shkroi ajo, raporton BBC.

“Mundeni vetëm të merrni me mend se sa herë jam menduar të shkruaj për këtë”, shkroi ajo në Instagram.

“Dhe, ende s’e di saktësisht se përse tani është koha e duhur, dhe çfarë po më shtynë të ndihem e lirë që të flas tani. Nuk mund ta sqaroj. Shumë prej jush hamendeni se çfarë ka ndodhur me mua, ku u zhduka dhe përse. Një gazetar më kontaktoi, gjeti një mënyrë për të më kontaktuar dhe i tregova gjithçka. Ishte i këndshëm dhe u ndjeva për mrekulli që më në fund fola”, tha Duffy, përcjellë nga Koha.net.

“E vërteta është se, dhe ju lutem më besoni se jam mirë dhe e sigurt tani, jam përdhunuar dhe droguar dhe mbajtur peng për disa ditë. Natyrisht se mbijetova. Rikuperimi mori kohë. Nuk ka mënyrë të lehtë për ta thënë”, shkroi më tej këngëtarja uellsiane.

Duffy – emri i vërtetë i së cilës është Aimee Anne Duffy – doli në vendin e parë në 12 vende me këngën “Mercy”.

Këngëtarja, nga Nefyn në Gwynedd, më pas pati sukses me albumin e saj të parë Rockferry.

“Ndoshta pyeteni se përse nuk zgjodha zërin tim për ta shprehur dhimbjen time. Nuk desha t’i tregoj botës trishtimin që kam në sytë e mi”, shtoi ajo.

Ajo tha se javëve në vijim do të postojë një intervistë me zë.

“Ju lutem respektojeni këtë veprim timin gjentil, dhe nuk dua ndërhyrje në familjen time. Ju lutem më mbështesni që këtë përvojë ta shndërroj në përvojë pozitive”. BBC-ja ka provuar ta kontaktojë Duffyn për ta verifikuar këtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco