Koronavirusi/ Konfirmohen 2 raste të reja në Francë, ministri: Epidemia është në dyert tona

Koronavirusi/ Konfirmohen 2 raste të reja në Francë, ministri: Epidemia është në dyert tona

19:51, 25/02/2020

Sipas Institutit francez të Shëndetit, janë konfirmuar  dy raste të reja me koronavirus në Francë.

Njëri prej të prekurve është një francez që u kthye nga Lombardia dhe u shtrua në spital në Francën qendrore.

E prekura e dytë është një shtetase kineze për të cilën kishte shpresë që do të ishte shëruar deri më tani.

Ministri i Shëndetësisë në Francë Olivier Véran u shpreh më herët se “epidemia është në dyert tona”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco