Pas udhëtimit në Itali, mbyllen 10 shkolla në Britani/ Nxënësit shfaqën simptoma gripi

Pas udhëtimit në Itali, mbyllen 10 shkolla në Britani/ Nxënësit shfaqën simptoma gripi

19:33, 25/02/2020
A+ Aa A-

Pas një udhëtimi në veriun e Italisë, disa nxënës shfaqën shenja gripi, ku si pasojë dhjetë shkolla në Mbretërinë e Bashkuar janë mbyllur.

Shkollat në Cheshire, Cornwall, Somerset, Sidcup, Yorkshire, Doncaster, Middlesborough dhe Co Antrim  i kanë dërguar nxënësit në shtëpi, pasi u kthyen nga një udhëtim për ski në Italinë veriore, ku deri më tani janë konfirmuar 320 të infektuar dhe 10 viktima.

Drejtuesit e shkollave kanë këshilluar nxënësit dhe mësuesit që të qëndrojnë në shtëpi dhe të izolohen për 14 ditë, si një masë paraprake në këtë fazë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco