Rriten me ritme të frikshme vdekjet në Itali/ Shkon në 11 numri i viktimave nga Koronavirusi

Rriten me ritme të frikshme vdekjet në Itali/ Shkon në 11 numri i viktimave nga Koronavirusi

19:09, 25/02/2020
A+ Aa A-

Shkon në 11 numri i viktimave nga Koronavirusi në Itali.

Pak minuta më parë, një zonjë 76-vjeçare, e shtruar në Spitalin e Trevisos për shkak të problemeve me frymëmarrjen. ka ndërruar jetë.

Deri tani, 240 raste dhe 9 viktima janë shënuar në Lombardi; 43 raste dhe 2 vdekje në Veneto: 26 raste në Emilia Romagna, 3 në Piemonte, 3 në Lazio, 3 në Sicili, 2 në Toscana, një në Tyrolin e Jugut dhe një në Liguria.

Kujtojmë se 4 nga 11 viktima kanë ndërruar jetë ditën e sotme. Ndërsa duhet theksuar se mosha e tyre është mbi 75 vjeç.

Përveç Italisë, ditën e sotme është njoftuar për raste të prekurish edhe në Zvicër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco