Koronavirusi/ Infektohet deputeti dhe zv/ministri, Irani mes fesë dhe shkencës

Koronavirusi/ Infektohet deputeti dhe zv/ministri, Irani mes fesë dhe shkencës

18:41, 25/02/2020
A+ Aa A-

Zëvendësministri i Shëndetësisë dhe një deputet kanë rezultuar pozitiv për koronavirus në Iran. Sëmundja ka vrarë 15 persona deri tani, por rasti i zëvendësministrit Iraj Harirchi ka bërë bujë pasi ai e mohoi se po mbulojnë shkallën e përhapjes së koronavirusit. Në vend duket se ka një konflikt mes fesë dhe shkencës

Nga Rana Rahimpour, BBC

Raportimet që po marrim nga qytete të ndryshme të Iranit sugjerojnë se numri i rasteve me koronavirus mund të jetë shumë më i madh nga ato që japin autoritetet iraniane.

Ndryshe nga Italia, zyrtarët iranianë kanë refuzuar të vendosin karantinën në zonat e prekura nga shpërthimi. Ata thonë se karantina është e dalë mode dhe se nuk i besojnë asaj.

Tempujt Shia dhe qytetet Qom dhe Mashhad janë sërish të hapura, edhe pse Qom është bërë vatër e virusit.

Ajatollahët e mëdhenj në Qom besojnë se faltoret e këtij vendi, të cilat tërheqin miliona pelegrinë, janë krenaria e botës Shia.

Mbyllja e tyre do të jetë një hap shumë i madh për klerikët dhe ata nuk janë gati ta bëjnë diçka të tillë vetëm nëse vendosen nën presion të madh ndërkombëtar.

Ne mund të shohim konfliktin e qartë mes fondamentalizimit fetar dhe shkencës.

Iranit i mungojnë edhe pajisjet mjekësore nëse duhet të kufizohet epidemia. Nuk ka maska dhe nuk ka pajisje të mjaftueshme testimi.

Një numër punonjësish mjekësorë janë infektuar dhe ekziston shqetësimi se ata shumë shpejt do mbeten pa mjekë dhe infermiere për të asistuar të prekurit nga sëmundja.

Shumica e iranianëve janë thellësisht të shqetësuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco