Italia në alarm/ Shkon në 10 numri i viktimave nga koronavirusi

Italia në alarm/ Shkon në 10 numri i viktimave nga koronavirusi

18:32, 25/02/2020
A+ Aa A-

Sipas Shefit të Emergjencave Civile, Angelo Borrelli, ka shkruar në 10 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali.

Sipas informacioneve që transmetojnë mediat italiane, 3 viktimat e ditës së sotme janë të moshës mbi 80 vjeç dhe mbartës të sëmundjeve të tjera kronike.

Gjithashtu numri i të prekurve është rritur në 322 duke përfshirë dhe tre raste të reja në Siçili, në jug të Italisë.

Rajoni i Lombardisë është më i prekuri deri tani, me 240 raste në total. Më pas vjen Veneto me 42, Emilia Romagna 26, Toscana 2, Lazio 3, Piemonte 3, Siçilia 3, Alto Adige 1, Liguria 1. /Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco