Marrëveshje e madhe tregtare/ SHBA dhe India zhvillojnë bisedime në New Delhi

Marrëveshje e madhe tregtare/ SHBA dhe India zhvillojnë bisedime në New Delhi

17:20, 25/02/2020
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Donald Trump dhe Kryeministri Indian Narendra Modi thanë të martën se vendet e tyre po punojnë për një marrëveshje të madhe tregtare, pas bisedimeve që zhvilluan në New Delhi në ditën e fundit të vizitës së Presidentit Trump në Indi.

Presidenti amerikan njoftoi përfundimin e një marrëveshje që India të blejë helikopterë dhe pajisje të tjera ushtarake nga Shtetet e Bashkuara me vlerë 3 miliardë dollarë, dhe tha se dy vendet po zgjerojnë bashkëpunimin për anti-terrorizmin, sigurinë në internet dhe sigurinë detare, raporton VOA.

Presidenti Trump tha se marrëdhëniet SHBA-Indi janë "me të vërtetë më të forta se kurrë më parë".

Kryeministri indian Modi nga ana e tij bëri lëvdata të ngjashme, duke thënë se Presidenti Trump ka rritur në mënyrë të ndjeshme tregtinë midis dy vendeve dhe i ka ngritur marrëdhëniet në një nivel më të lartë.

Më herët gjatë ditës, Kryeministri Modi dhe Presidenti Ram Nath Kovind i uruan mirëseardhjen Presidentit Trump me një ceremoni në pallatin presidencial të Indisë. Më pas, Presidenti Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, vendosën kurora në një përmendore të Mahatma Gandhit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco