Marrëveshje armëpushimi me talibanët/ Pompeo: Afganistani ka një mundësi historike për paqe

Marrëveshje armëpushimi me talibanët/ Pompeo: Afganistani ka një mundësi historike për paqe

17:14, 25/02/2020
A+ Aa A-

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Afganistani ka një "mundësi historike për paqe", pasi Uashingtoni arriti një marrëveshje armëpushimi të përkohshëm me talibanët.

Duke folur më 25 shkurt, Pompeo tha se nëse armëpushimi rezulton i suksesshëm, presidenti amerikan, Donald Trump, mund të jetë në gjendje të nënshkruajë një marrëveshje paqeje me talibanët "më ose rreth datës 29 shkurt" në mënyrë që arrihet fundi i luftës më të gjatë të Shteteve të Bashkuara, raporton Rel.

Në fillim të këtij muaji, të dyja palët njoftuan një "ulje të dhunës" njëjavore që hyri në fuqi më 22 shkurt.

Bisedimet mes një të dërguari amerikan dhe talibanëve, janë zhvilluar që nga viti 2018 në Katar.

Por, arritja e një marrëveshjeje ka hasur në vazhdimësi në pengesa, për shkak të sulmeve të talibanëve ndaj forcave afgane dhe atyre të huaja në Afganistan.

Shtetet e Bashkuara kanë më shumë se 12,000 trupa në Afganistan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco