Koronavirusi mbërrin në Barcelonë/ Shkon në 4 numri total i të prekurve në Spanjë

Koronavirusi mbërrin në Barcelonë/ Shkon në 4 numri total i të prekurve në Spanjë

16:22, 25/02/2020
A+ Aa A-

Gjatë ditës së sotme, autoritetet spanjolle të shëndetësisë konfirmuan rastin e parë me koronavirus në Katalonjë.

Rasti i Katalonjës është rasti i katërt i konfirmuar në Spanjë, pas 2 pacientëve në ishullin Canary dhe 1 në Mallorca.

Joan Guix, sekretari i shëndetit publik, do të japë më shumë detaje gjatë një konference që do të zhvillohet më vonë.

Qeveria ka aktivizuar protokollin për koronavirusin pas testeve pozitive për personin e prekur në Barcelonë, ku bëhet me dije se personi i prekur kishte udhëtuar ditët e fundit në rajonin verior të Italisë.

Pak orë përpara se të konfirmohej rasti në Barcelonë, autoritetet i bënë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të qetë dhe deklaruan se shteti po bën gjithçka për të parandaluar epideminë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco