‘Mos dilni nga dhoma’: Koronavirusi mbyll qindra bujtës brenda hotelit në Tenerife

‘Mos dilni nga dhoma’: Koronavirusi mbyll qindra bujtës brenda hotelit në Tenerife

12:44, 25/02/2020
A+ Aa A-

Një hotel në Tenerife në ishujt Kanarie të Spanjës u mbyll pasi një mjek Italian që kishte qënë aty doli me koronavirus.

Qindra bujtësve në hotelin Adeje Palace iu tha fillimisht të qëndronin në dhomat e tyre pasi kryen analizat mjekësore.

Mjeku kishte qenë nga rajoni i Lombardisë, ku autoritetet italiane po luftojnë me shpërthimin e virusit. Pasi ai kishte qëndruar në hotel me gruan e tij dhe doli mbartës i virusit, u dërgua në izolim në Spitalin Universitar “Nuestra Senora de Candelaria” ku do të qëndrojë derisa të dalin edhe përgjigjet e një anlize të dytë.

Gazeta El Pais citoi burimet të Policisë se autoritetet e Shëndetësisë kishin urdhëruar monitorimin e klientëve në hotelin me katër yje në jugperëndim të ishullit.

Një nga bujtësit publikoi në facebook, imazhin  e një shënimi që ishte futur poshtë derës së dhomës së tyre të martën e ku thuhej: “Me keqardhje ju informojmë se për arsye shëndetësore, hoteli është mbyllur. Derisa autoritetet sanitare të na thonë, ju duhet të qëndroni në dhomat tuaja”.

Më herët, Spanja kishte pasur dy raste me koronavirus, të dy turistë: një gjerman dhe një britanik.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco