Koronavirusi zbuloi një super-industri sekrete të kafshëve të egra në Kinë

Koronavirusi zbuloi një super-industri sekrete të kafshëve të egra në Kinë

11:57, 25/02/2020
A+ Aa A-

Gati 20 mijë lloje fermash që rrisnin specie të egra, përfshirë pallonj, strucë, pata dhe derra të egër janë mbyllur në të gjithë Kinën në vazhdën e masave kundër koronavirusit, një lëvizje kjo që ka nxjerrë në dritë përmasat e panjohura të kësaj industrie.

Deri disa javë më parë, rritja e kafshëve të egra ende nxitej nga agjencitë qeveritare si një rrugë për të pasuruar njerëzit në zonat rurale të Kinës.

Por shpërthimi i COVID-19, që deri tani ka shkaktuar mbi 1800 të vdekur dhe më shumë se 72 mijë të infektuar të konfirmuar dhe që mendohet se e ka origjinën nga kafshët e egra që shiteshin në një treg në Wuhan në fillim të dhjetorit, ka nxitur rishikimin e kësaj tregtie nga ana e qeverisë.

Kina nxori një ndalesë të përkohshme të tregtisë së kafshëve të egra për të frenuar përhapjen e virusit dhe i dha një goditje të madhe bizneseve që i mbarështonin ato.

Shumë pak dihej për shkallën e fermave të kafshëve të egra para shpërthimit të virusit. Por që nga shpërthimi janë mbyllur 1900 ferma në të gjithë vendin, përfshirë 4600 në provincën Jilin, një qendër kryesore për mjekësinë tradicionale kineze. Rreth 3900 ferma që operonin u mbyllën në Hunan, 2900 në Sichuan, 2300 në Yunnan, 2000 në Liaoning dhe 1000 në Shaanxi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco