Drone, robotë, superkompjutera/Koronavirusi është një test për përparimin e teknologjisë së Kinës

Drone, robotë, superkompjutera/Koronavirusi është një test për përparimin e teknologjisë së Kinës

11:38, 25/02/2020
A+ Aa A-

Kina ka shpenzuar dekada duke përmirësuar sektorin e saj të teknologjisë. Tani, e vënë përballë një krize të shëndetit publik, Pekini po i shtyn kompanitë e teknologjisë që të bashkohen në luftën kundër koronavirusit vdekjeprurës.

Gjigantët e teknologjisë së vendit janë përgjigjur duke prodhuar pajisje autonome që u sjellin mjekëve pajisjet e duhura, drone me kamera që masin temperaturën, dhe fuqi kompjuterike për të ndihmuar në gjetjen e një vaksine.

Ende nuk dihet sa do të ndihmojë ky zhvillim teknologjik në përhapjen e koronavirusit, por Pekini e ka bërë të qartë që ky është një prioritet për të.

Presidenti kinez Xi Jinping tha më parë për agjencinë e lajmeve Xinhua: “Lufta kundër epidemisë nuk mund të fitohet pa ndihmën e shkencës dhe teknologjisë.”

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco