Kinë/ Shitësi i 'zhdukur' i librave rishfaqet, kësaj here në duart e policisë

Kinë/ Shitësi i 'zhdukur' i librave rishfaqet, kësaj here në duart e policisë

11:13, 25/02/2020
A+ Aa A-

Gjyqi kinez ka dënuar shitësin e librave Gui Minhai me 10 vjet burg për ‘ofrim të inteligjencës’ jashtë vendit.

Gui, 55 vjeç, u gjykua në qytetin lindor, Ningbo. Sipas një deklarate në gjyq të postuar online, Gui pranoi që ishte fajtor dhe tha se nuk do ta apelonte çështjen.

Ai ishte një nga 5 shitësit e librave në Hong Kong, të cilët u zhdukën në fund të vitit 2015, para se të shfaqeshin sërish, kësaj here nën mbikëqyrjen e policisë.

Çështja e njohur si ‘zhdukja e Causeway Bay Books’ të pestë personat ishin të lidhur me një librari në Hong Kong, të njohur për titujt pikant të librave që flisnin për thashetheme rreth elitës sunduese, ku përfshihet dhe presidenti Xi Jinping.

Gui u zhduk, kur ishte në shtëpinë e tij të pushimeve në Tailandë. Ai më pas u rishfaq në një televizion shtetëror kinez, ku dëshmoi për një incident të ngarjes së makinës në gjendje të dehur të një dekade më parë.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, Gui u dënua me 2 vjet burg, por u arratis para mbarimit të kohës.

Ai u shfaq shkurtimisht sërish në 2017, vetëm për tu kapur disa muaj më vonë në janar të 2018 nga agjentë kinezë, teksa ishte në një tren me diplomatë suedezë. Gui, i lindur në Kinë, është tashmë në dokumente një qytetar suedez. Kjo ka vështirësuar marrëdhëniet mes shteteve, pasi Kina nuk e lejon Suedinë të ndërhyjë.

Sot pritet deklarata e suedezëve.

Kjo çështje është bërë një simbol i shtypjes së të drejtave njerëzore në Kinë që arrihet me anë të rrëmbimeve, rrëfimeve të detyruara televizive dhe injorimin e të drejtave për mbështetje nga konsuj edhe për individët, qytetarë të shtetit tjetër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco