50 serbë të një familje, sherr masiv në një restorant në Vjenë, policia kërkon përforcime për të qetësuar situatën

50 serbë të një familje, sherr masiv në një restorant në Vjenë, policia kërkon përforcime për të qetësuar situatën

10:45, 25/02/2020
A+ Aa A-

Të paktën 50 persona kanë marrë pjesë në një rrahje masive në Vjenë, kur anëtarët e një familje serbe u mblodhën në një restorant.

E pas intervenimit të policisë për ta vënë nën kontroll situatën, në pranga kanë përfunduar katër persona, por ka pasur edhe të lënduar, transmeton Telegrafi.

Kjo familje e madhe serbe ishte mbledhur në një restorant në Vjenë për të festuar, por siç raportojnë mediat austriake, ky takim esklaoi pas pak minutave.

Aty shpërtheu rrahja masive që u zhvendos edhe në rrugë, me ç’rast është detyruar të intervenojë policia pas telefonatës që mori nga një kamerier i restorantit.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policët mbetën të shokuar kur panë se si mbi 50 persona rriheshin mes vete. Për ta vënë nën kontroll situatën kërkuan përforcime, madje bllokuan rrugët ku më pas kanë pësuar edhe arrestimet e para.

Ekipet e ndihmës së shpejtë kanë konfirmuar se disa perona janë lënduar si dhe policia pranoi se katër janë prangosur. Deri më tani nuk dihen motivet e rrahjes, por jozyrtarisht thuhet se kishin një mosmarrëveshje brenda anëtarëve të familjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco