Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

VIDEO/ Ndodh mrekullia, 83 vjeçarja rikthehet në jetë 10 orë pasi u shpall e vdekur

VIDEO/ Ndodh mrekullia, 83 vjeçarja rikthehet në jetë 10 orë pasi u shpall e vdekur

10:36, 25/02/2020
A+ Aa A-

Një grua 83 vjeçare u kthye në jetë në Ukrainë dhjetë orë pasi u shpall e vdekur, kanë zbuluar mjekët.

E moshuara, Kesenia Didukh, u shpall e vdekur në shtëpinë e saj në qytetin Stryzavshka javën që lamë pas, menjëherë familjarët e të moshuarës lajmëruan urgjencën mjekësore, të cilët sapo mbërritën e gjetën atë pa rrahje zemre, shkruan Daily Mail.

Por mrekullia ndodhi dhjetë orë më vonë, në momentin që familjarët po bënin gati ceremoninë mortore, 83 vjeçarja filloi të shfaq shenja jetë dhe u dërgua në spital ku dhe gjendja e saj filloi të përmirësohej.

Duke folur për eksperiencën e saj pranë vdekjes, Ksenia u shpreh se gjatë shkëputjes nga kjo jetë ajo pa mbretërinë e parajsës dhe babanë e saj të ndjerë duke e thirrur që t’i bashkohej.

“Mendova se ishin engjëj por këta ishin mjekë. Me sa duket Zoti kishte mëshirë për mua”, u shpreh e moshuara.

Duke folur për momentin kur ajo rimori vetëdijen, Ksenia shtoi: 'Sytë e mi u hapën dhe njerëzit e veshur me të bardha po rrinin rreth meje. Mendova se ishin engjëj por këta ishin mjekë. Me sa duket Zoti kishte mëshirë për mua '', tha 83 vjeçarja.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco