Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

OBSH: Ja sa kohë duhet për prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit

OBSH: Ja sa kohë duhet për prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit

09:53, 25/02/2020
A+ Aa A-

Ndërkohë që e gjithë bota është përfshirë nga alarmi i koronavirusit, prej Organizatës Botërore të Shëndetësisë vjen një lajm aspak optimist, për një zgjidhje të shpejtë.

Mësohet se do të nevojiten të paktën dy vjet, për të zbuluar vaksinën kundër koronavirusit.

Në këtë përfundim ka arritur Organizata Botërore e Shëndetësisë, për të cilën punojnë mjaftë laboratorë dhe shkencëtarë të njohur nga e gjithë bota.

OBSH, gjithashtu konfirmon se vaksinat tradicionale të gripit nuk kanë asnjë efekt.

“Vaksina duhet të studiohet posaçërisht për këtë koronavirus të ri. Për këtë duhet të punojmë disa vjet”, tha anëtar i ekzekutivit të OBSH-së, Walter Riçiardi.

Pas Kinës dhe Koresë së Jugut, vendi i tretë në botë për përhapjen e koronavirusit është Italia, ku OBSH do të dërgojë një mision në Romë këtë të martë.

Ndërkohë, shefi i diplomacisë europiane, Josep Borell shfaqet shpresëplotë se përmes masave të marra, virusi do të parandalohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco