Koronavirusi ‘zhduk’ 1 trilion dollarë nga bursat

Koronavirusi ‘zhduk’ 1 trilion dollarë nga bursat

09:28, 25/02/2020
A+ Aa A-

Epidemia e koronavirusit në Itali e ka goditur rëndë ekonomikisht vendin. Frika nga infeksioni bëri që të tronditet bursa e Milanos. Kjo për shkak se rajonet më të prekura nga virusi janë Lombardia dhe Veneto, që njihen si kryeqendrat industriale dhe financiare të vendit.

Në total mbi 1 trilion dollarë u ‘fshinë’ nga bursat botërore që raportuan rënie pas frikës për një pandemi botërore të koronavirusit të ri.

Kryeministri italian, Giuseppe Conti paralajmëroi se impakti në ekonomik do jetë shumë i fortë. Pas bllokimit të ndeshjeve në Itali, aksionet e ekipit të Juventus ranë me 11 përqind, duke detyruar pezullimin e tregtisë.

Edhe bursat e Parisit, Frankfurtit dhe Mafdridit kanë shënuar rënie. Po ashtu janë tronditur edhe bursat në SHBA dhe Japoni.

Më herët është raportuar se bllokimi i punës në Kinë do ketë pasoja për shumë kompani të mëdha në mbarë botën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco