Koranovirusi mbërrin në jug të Italisë, shënohet rasti i parë

Koranovirusi mbërrin në jug të Italisë, shënohet rasti i parë

08:33, 25/02/2020
A+ Aa A-

Italia ka nisur një tjetër ditë të ethshme, në pritje edhe të përditësimeve të reja nga autoritetet spitalore për situatën e koronavirusit. 

Numri i të vdekurve nga virusi mbetet 7, ndërsa i atyre të infektuar ka shkuar në 232:173 të infektuar dhe 6 viktima në Lombardi; 33 të infektuar dhe një vdekje në Veneto; 18 të infektuar në Emilia Romagna, 3 në Piemonte dhe Lazio, një në Tirolin e Jugut dhe një në Siçili.Viktimat janë kryesisht të moshuar.

Një grua nga Bergamo në Palermo, si dhe një mjek italian në Tenerife, dolën pozitivë. Po kontrollohet një tjetër italian në Kili.

Ndërkohë 40 italianët që nuk donin të zbrisnin në Mauritius, të cilëve iu imponua karantina, u kthyen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco