Virusi vdekjeprurës/ Rëndohet bilanci, 2,699 të vdekur dhe 80,164 të infektuar në të gjithë botën

Virusi vdekjeprurës/ Rëndohet bilanci, 2,699 të vdekur dhe 80,164 të infektuar në të gjithë botën

08:20, 25/02/2020
A+ Aa A-

Numri i të vdekurve nga koronavirusi ka arritur në 2,698 ndërsa numri i personave të infektuar në 80,164 në të gjithë botën.

Kina raportoi për 71 vdekje të hënën më 24 shkurt, nga të cilët 68 ishin provincën Hubei, epiqendrën e shpërthimit të koronavirusit. Deri më tani kanë humbur jetën 2,663 persona në territorin e Kinës, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit në vend.

Ka pasur 35 vdekje të raportuara jashtë territorit të Kinës, nga të cilat:

Irani: 12

Koreja e Jugut: 7

Itali: 7

Japoni: 4

Hong Kong: 2

Filipine: 1

Francë: 1

Tajvan: 1

Të hënën më 24 shkurt, në Kinë u konfirmuan dhe 508 raste të tjera me koronavirus, shkruan CNN. Nga ato raste, 499 ishin në provincën Hubei.  Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në territorin e Kinës tani është 77,658.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë shtoi se gjithsej 27,683 pacientë janë shëruar dhe janë larguar nga spitali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco