Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Infermieri italian: Të gjithë me maska në shtëpi, që të mos i trembim fëmijët, u themi se kemi karnavale'

Infermieri italian: Të gjithë me maska në shtëpi, që të mos i trembim fëmijët, u themi se kemi karnavale'

08:05, 25/02/2020
A+ Aa A-

Pancrazio Tundo punon si infermier në Repartin e Terapisë Intensivë në spitalin San Gerardo di Monza dhe ka tre ditë që jeton në izolim në shtëpi.

“Jeta si “e mbyllur” në karantinë është më e vështirë se sa duket, por unë tani mendoj për koleget që janë në detyrë. Vështirësia gjendet tek uniteti”, thotë ai.

Menaxheri I sindikatës I Nursind Monza, Pancrazio, sapo kishte përfunduar turnin të shtunën kur në repartin e saj u identifikua një person si i dyshuar me koronavirus.

“Konfirmimi – tha ai për ANSA – erdhi kur unë arrita në shtëpi, kështu që filloi procedura e izolimit për rata që kishin rënë në kontakt me pacientin. Dhe kështu unë jam bllokuar këtu prej tre ditësh.

Si ai, këto ditë në karantinë janë dhe shumë punonjës të shëndetësisë, 25 vetëm në departamentin e tij.

Si është jeta e mbyllur në mes të katër mureve?

“Jam me fat që ka një dhomë dhe një banjë vetëm për mua”.

Gruaja ime ka biznesin e saj dhe këto ditë ajo e mban mbyllur, sepse edhe shkollat janë mbyllur. Përveç kujdesit për fëmijët, ajo bën pazar, gatuan dhe dezinfekton pjatat.

Me tre fëmijët e mi të vegjël, ne bisedojmë me njeri tjetrin nga dhoma në dhomë.  Shëtisim nëpër shtëpi me maska por për t’i bërë ata t’i pranojnë, ne bëmë një mashtrim të këndshëm, bëjmë sikur jemi veshur të gjithë për karnavale.

Gjëja më e vështirë është me më të voglin, ta bësh që të rrijë në distancë: “Fituesi është ai që nuk më përqafon!” i them.

Duket sikur koha nuk po kalon. Por ai është I shqetësuar për kolegët e tij.

“Ata po bëjnë turne sit ë çmendur, për të mbushur mungesën e atyre që janë në shtëpi dhe, ndërmjet tyre edhe nëna, që po bëjnë karantinë në spital. Do të doja të isha atje t’i ndihmoja. Ne jemi një ekip dhe për të ndihmuar pacientët, ne duhet të ndihmojmë njeri tjetrin.”/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco