Përfituan abuzivisht 1 milion dollarë/ Ish-kryeministri dhe gruaja e tij, në gjyq për mashtrim

Përfituan abuzivisht 1 milion dollarë/ Ish-kryeministri dhe gruaja e tij, në gjyq për mashtrim

22:16, 24/02/2020
A+ Aa A-

Të mërkurën, do fillojë gjyqi ndaj ish kryeministri francez Francois Fillon, në përballje me akuzat se ai përdori para publike, për të paguar familjen e tij, për punën që supozohej se nuk e kryenin kurrë.

Ish kryeministri Fillon, 65 vjeç, dyshohet se ka ‘punësuar’ si ndihmës parlamentar, gruan e tij dhe dy fëmijët e tyre nga 1998 deri në 2013, raporton FoxNews.

Puna e ndihmësit vlerësohet se i ka sjellë familjes më shumë se 1 milion dollarë.

Francois Fillon, dikur pararojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017, ka mohuar veprimet e gabuara.

Skandali bëri bujë vetëm tre muaj para votimit të vitit 2017, duke shtypur fushatën e kandidatit konservator dhe duke lejuar që kandidati i qendrës, Emmanuel Macron të fitonte vrull.

Fillon akuzohet për keqpërdorim të fondeve publike, marrje të parave nga keqpërdorimi i fondeve publike dhe shpërdorimit të pasurive të kompanisë.

Ai përballet me deri në dhjetë vjet burg dhe një gjobë ekuivalente me 1,08 milion dollarë.

Gruaja e tij, Penelope Fillon është akuzuar kryesisht si bashkëpunëtore.

Një hetim nga gjyqtarët tregoi se pagat e punëve të pretenduara të fëmijëve, të paguar mirë dhe të deklaruar si ndihmës me kohë të plotë, u paguan në llogarinë e përbashkët bankare të Francois dhe Penelope Fillon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco