Forcat siriane përparojnë në Idlib/ Familjet kanë frikë mos bllokohen në kufirin turk

Forcat siriane përparojnë në Idlib/ Familjet kanë frikë mos bllokohen në kufirin turk

22:04, 24/02/2020
A+ Aa A-

Forcat e qeverisë siriane po përparojnë më afër kampit të personave të zhvendosur, ku Adnan Abdelkarim dhe familja e tij janë strehuar përgjatë kufirit turk dhe ai ka frikë se nuk ka ku të shkojë tjetër.

"Sot regjimi po përparon nga kudo dhe ne jemi bllokuar përgjatë kufirit," tha 30-vjeçari Abdelkarim.

Në kampin Atmeh në skajin verior të provincës Idlib, familjet e zhvendosura po mbërrijnë me vrap, ndërsa shpëtojnë nga sulmet ajrore dhe bombardimet e artilleries, raporton Reuters.

Ata kanë frikë se mos bllokohen mes luftimeve nga regjimi dhe kufirit të mbyllur turk. Rreth 50 metra larg kampit, një mur i imponuar prej betoni është kurorëzuar me tela me gjemba, duke bllokuar hyrjen e tyre në Turqi.

"Në rast se përparimi i regjimit ..., ose ne do të vdesim duke tentuar të kalojmë murin turk dhe do të ikim me familjet tona ... ose të masakrojmë veten duke u kthyer mbrapsh," tha Abdelkarim.

Të mbështetur nga fuqia e rëndë ajrore ruse, forcat e qeverisë siriane kanë rritur një fushatë për të marrë kështjellën e fundit të rebelëve në rajonet veriperëndimore të Alepos dhe Idlib, duke shkaktuar një eksod prej gati një milion njerëz drejt një xhepi përgjatë kufirit turk.

Të hënën, aeroplanët rusë dhe sirian vazhduan të godisnin zonat lindore dhe jugore të provincës Idlib, sipas Observatorit Sirian, një monitorues i luftës dhe i dëshmitarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco