Situatë e rënduar nga koronavirusi/ Italia takim urgjent me ministrat e Shëndetësisë të vendeve kufitare

Situatë e rënduar nga koronavirusi/ Italia takim urgjent me ministrat e Shëndetësisë të vendeve kufitare

20:37, 24/02/2020
A+ Aa A-

Nesër pasdite, Italia do të organizojë një takim të ministrave të Shëndetësisë të vendeve kufitare me gadishullin, për të përcaktuar linjat e përbashkëta të veprimit përballë epidemisë së koronavirusit, njoftoi sot në një deklaratë Mbrojtja Civile Italiane.

“Qeveria italiane ka propozuar një takim me ministrat e Shëndetësisë të vendeve kufitare. Qëllimi është të arrijmë të përcaktojmë linjat e përbashkëta të veprimit”, sipas njoftimit për shtyp i publikuar pas një takimi, në të cilin mori pjesë kryeministri Giuseppe Conte, ministri i Jashtëm Luigi Di Maio dhe kreu i Mbrojtjes Civile Angelo Borrelli, si dhe presidentët e rajoneve më të prekura.

Që nga e premtja, rastet e infektimit me koronavirusin e ri, e kanë bërë Italinë vendin më të prekur në Europë dhe të tretin në botë pas Koresë së Jugut dhe Kinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco