Vijon frika nga Koronavirusi në Itali/ Shkon në 7 numri i viktimave

Vijon frika nga Koronavirusi në Itali/ Shkon në 7 numri i viktimave

20:15, 24/02/2020
A+ Aa A-

Shkon në shtatë numri i viktimave nga Koronavirusi në Itali.

Sipas asaj që raporton "La Repubblica", bëhet fjalë për një shtetas 62-vjeçar në Como, pranë Milanos, ndërsa ka qenë i diagnostikuar edhe me një sëmundje kronike.

Deri më tani janë shënuar 230 raste të të infektuarve në të gjithë vendin: Lombardia është zona më e prekur me 172 të infektuar, 32 në Veneto, 16 në Emilia-Romagna, 3 në Piemonte, 1 në Romë.

Milano duket i zbrazur, shkolla të mbyllura, metro dhe trena të zbrazët. Në Veneto, një fermer 60-vjeçar dyshohet si ''pacienti zero'' që mund të ketë përhapur koronavirusin pasi kishte qenë në Codogno dhe qendra të tjera në zonën e Lodmbardisë dhe tani ka simptoma të kollës dhe gripit.

Në Vo 'Euganeo (Padova), ku u regjistrua viktima e parë, masat e mbrojtjes së "zonës së kuqe" fillojnë në orën 7.

Mbi 50 mijë njerëz janë vendosur në karantinë në komunat e izoluara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco