Burri i dogji fëmijët, gruaja bën aktin heroik para se të vdesë

Burri i dogji fëmijët, gruaja bën aktin heroik para se të vdesë

20:11, 24/02/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë tronditi botën e sportit para disa ditësh. Një lojtar regbie në Australi, i quajtur Rowan Baxter, i vuri flakën makinës ku ndodhej gruaja dhe tre fëmijët e tij. Më pas ai qëlloi veten me thikë dhe ndërroi jetë duke parë fëmijët teksa digjeshin.

Bakter u fut në makinën ku ndodhej e shoqja, Hannah Clarke dhe fëmijët, Aaliyah, gjashtë vjeç, Lainah, katër vjeç dhe Trey, 3 vjeç. Ata po niseshin për shkollë, kur babai u hodhi benzinë dhe u vuri flakën.

Hannah arriti të dilte nga makina e djegur në 97 përqind të trupit. ‘Na hodhi benzinë,” tha ajo sapo doli nga mjeti.

Gruaja u dërgua në spital ku ndërroi jetë pak më vonë. Por përpara se te vdiste, ajo bëri një akt heroik. Ajo arriti të jepte dëshminë e saj të plotë përpara hetuesve për ngjarjen horror. Një zyrtare e policisë e vlerësoi atë për forcën që tregoi në momentet e fundit të jetës.

Familja njihej si model në komunitet, megjithatë kishte pasur fërkime kohët e fundit. Ai kishte nisur ta përndiqte gruan. Baxter postonte vazhdimisht foto të fëmijëve, duke i quajtur ‘jeta ime’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco