Mercedes-i terrorit/ ‘Shumë shpejt do më shohësh në gazeta’

Mercedes-i terrorit/ ‘Shumë shpejt do më shohësh në gazeta’

19:51, 24/02/2020
A+ Aa A-

Gjermania u trondit sërish nga një ngjarje e rëndë. Në qytetin Volkmarsen, rreth orës 14:45, një makinë Mercedes u përplas me një turmë njerëzish që po festonin karnavalet. Policia tha se janë plagosur 30 persona, shtatë prej tyre rëndë. Disa prej të plagosurve rrezikojnë jetën. Mes tyre edhe fëmijë.

Policia beson se është një sulm i qëllimshëm. Shoferi është arrestuar. Ai është një shtetas gjerman nga qyteti Volksmarsen. Policia ende nuk ka dhënë një motiv për ngjarjen e rëndë.

Prokuroria thotë se ai nuk ishte as i dehur, por për momentin nuk merret dot në pyetje për shkak të plagëve. RTL raportoi se ai është dërguar në një klinikë psikiatrike. Një fqinje e autorit th se e kishte parë atë përpara se të largohej. “Dukej si i droguar dhe më tha: Së shpejti do më shohësh në gazeta”.

Pasdite u arrestua edhe një person që ka filmuar skenën horror. Një dëshmitar tha se dëgjonte zhurmat ‘plop, plop, plop’ sa herë makina shkelte trupat e njerëzve. Më herët pati raportime se ai kishte shënjestruar kryesisht fëmijët.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco