Rritet bilanci, 6 të vdekur dhe 224 të infektuar nga koronavirusi në Itali

Rritet bilanci, 6 të vdekur dhe 224 të infektuar nga koronavirusi në Itali

14:36, 24/02/2020

Shënohet viktima e gjashtë në Itali nga koronavirusi. 

Deri më tani janë shënuar 224 raste të të infektuarve në të gjithë vendin, nga të cilat 172 janë në Lombardi, 27 në Veneto, 16 në Emilia-Romagna, 3 në Piemonte, 1 në Romë.

Autoritetet kanë izoluar 11 bashki midis Lombardisë dhe Venetos, në zonat e shpërthimeve. Në zonën e Lodit, policia bllokoi zonat e hyrjes dhe daljes, duke njoftuar shoferët se sapo të hynin në bashki, ata nuk do të mund të dilnin dhe anasjelltas. 

Milano duket e zbrazur, shkolla të mbyllura, metro dhe trena të zbrazët. Në Veneto, një fermer 60-vjeçar dyshohet si ''pacienti zero'' që mund të ketë përhapur koronavirusin pasi kishte qenë në Codogno dhe qendra të tjera në zonën e Lodmbardisë dhe tani ka simptoma të kollës dhe gripit.

Në Vo 'Euganeo (Padova), ku u regjistrua viktima e parë, masat e mbrojtjes së "zonës së kuqe" fillojnë në orën 7. Mbi 50 mijë njerëz janë vendosur në karantinë në komunat e izoluara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco