FOTO/ Rio nis paradën e karnavaleve

FOTO/ Rio nis paradën e karnavaleve

12:09, 24/02/2020
A+ Aa A-

Rio de Zhanero nisi fundjavën që lamë pas karnavalet e përvitshme. Qyteti u mbush nga veshjet spektakolare, xixat, muzika dhe performancat e ndryshme gjatë paradës.

13 shkollat më të mira të sambas në qytet konkurronin për titullin e kampionëve të karnavaleve dhe secila kishte nga një orë për të mrekulluar spektatorët.

Qindra njerëz erdhën në Rio për të ndjekur eventin e jashtëzakonshëm dhe festimet 5 ditore.  

Parada e parë e karnavaleve u mbajt në vitet 1640 në nder të Zotërave grekë të verës.  Ndërsa në formën e sotme u mbajt për herë të parë në vitet 1840 dhe u ndikua shumë nga karnavalet italiane.

Karnavalet filluan të premten dhe do të mabrojnë të mërkurën. Ja disa nga veshjet më tërheqëse deri tani:

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco