Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Mamaja dhe e bija të dehura në avion, krijojnë kaos dhe nisin një zënkë masive

Mamaja dhe e bija të dehura në avion, krijojnë kaos dhe nisin një zënkë masive

11:47, 24/02/2020
A+ Aa A-

Një mama dhe bija e saj sulmuan stafin e aeroplanit, teksa ishin në gjendje të dehur.

Karin Parks, 56 vjeç, dhe e bija Kerri, 36 vjeç, filluan një sherr masiv që përfshiu plot 20 burra. 

Stafi në fluturimin e kompansië easyJet nga Mançesteri në Marok u përpoq të qetësonte dy gratë, por Kerri mbuloi veshët duke thënë se refuzonte të dëgjonte.

Piloti u detyrua të bënte një ndalesë në Kazablanka, pasi iu tha nga stafi që kabina ku ndodheshin gratë ishte jashtë kontrollit.

Gjatë situatës u supozua se Karin godit me grusht një stjuardesë dhe u detyrua ta mbanin me forcë, kur donte të përdorte tualetin gjatë uljes së avionit.

Dy gratë e mohojnë të qënit të dehura në avion dhe Karin mohon edhe grushtin ndaj stjuardesës. Por një shishe xhin 1 litër pothuajse bosh u gjet pranë sediljeve të tyre.

Gjithçka filloi kur dy gratë po krijonin shumë zhurmë. Më pas stafi i kërkoi të mbanin qetësi dhe ato filluan të shanin dhe fyenin stjuardesat.

Nuk u desh shumë kohë dhe e gjithë kabina mori pjesë në zhurmën dhe kaosin e krijuar, kështu që stafi kërkoi një ndalesë paraprake në Kazablanka.

Gratë ende nuk janë gjykuar dhe hetimi mbi to vazhdon ende.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco