Britani/Luftohet ligji që lejon abortin deri në lindje për fetuset me sindromën Down

Britani/Luftohet ligji që lejon abortin deri në lindje për fetuset me sindromën Down

11:28, 24/02/2020
A+ Aa A-

Aktivistët po sfidojnë ligjin ‘diskriminues’ që lejon abortet për sindromën Down deri në lindjen e fëmijës.

Ata argumentojnë se është e gabuar të lejosh ndalimin e shtatëzanisë për bebet me sëmundje si sindroma Down, goja e lepurit dhe këmbët e shtrembëruara, ndërsa fetuset e tjerë janë të mbrojtur nga një limit prej 24 javësh.

Haidi Krauter, 24 vjeç, një grua me sindromën Down, i është bashkuar Sheril Bilsborou-t, nënë e një dy vjeçari me probleme gjenetike, për t’i shkruar Sekretarit të Shëndetit, Met Henkok, për një ndryshim në ligjin e abortit të 1967-ës dhe për të ndaluar kështu abortet e sindromave që nuk shkaktojnë vdekje.

Gratë që mbështeten nga fushata ‘Don’t screen us out’ po mbledhin 20,000 paundë për ta hedhur qeverinë në gjyq mbi këtë temë.

Krauter thotë: “Në Mbretërinë e Bashkuar foshnjat mund të abortohen deri në lindje nëse cilësohen me ‘ një handikap serioz’. Ata më përfshijnë dhe mua në këtë klasifikim, vetëm se unë kam një kromozom më shumë. Ajo që kjo më thotë mua është se jeta ime nuk është aq e vlefshme sa e të tjerëve. Është diskriminim i pastër.”

Në Britani, 9 nga 10 gra kryejnë një abort nëse i palinduri identifikohet me sindromën Down.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco