Vaksina për virusin e firkshëm/ Shkencëtarët amerikanë testojnë injeksionin te majmunët, shihen shenja pozitive

Vaksina për virusin e firkshëm/ Shkencëtarët amerikanë testojnë injeksionin te majmunët, shihen shenja pozitive

11:06, 24/02/2020
A+ Aa A-

Shkencëtarët amerikanë besojnë se kanë bërë një hap përpara në gjetjen e shërimit ndaj koronavirusit, pasi kanë injektuar majmunët me një formë të këtij virusi për të parë se çfarë do ndodhë më pas.

Testet kanë treguar se një injeksion i quajtur remdesivir, mund të reduktojmë dukshëm shpërndarjen e virusit.

Shkencëtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë (NIH) në një laborator në Montana kanë injektuar në disa majmunë me një injeksion para se t’i injektonin me koronavirusin që ka pushtuar Azinë dhe ka nisur të depërtojë në Evropë.

Pas gjashtë ditësh ata panë se majmunët e vaksinuar ishin mirë, ata që po trajtoheshin ishin jo dobët, ndërsa të patrajtuarit po vuanin nga simptomat, shkruan The Sun.

Tani shkencëtarët po shpresojnë se mund të testojnë injeksionin edhe më gjerë për të parë nëse arrin të ndalë përhapjen e koronavirusit. Injeksioni është duke u testuar edhe në Kinë te disa pacientë që janë duke u trajtuar.

“Remdesivir’ në të kaluarën ka mbrojtur kafshët kundër shumë viruseve në eksperimentet në laborator. Ilaçi i eksperimentuar ka qenë efikas te majmunët ndaj viruseve Ebola e Nipah”, ka thënë një zyrtar i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë.

Deri më tani janë 2,619 të vdekur dhe 79,356 të infektuar në të gjithë botën nga koronavirusi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco