Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

50 njerëz kanë vdekur në qytetin Iranian Qom nga koronavirusi

50 njerëz kanë vdekur në qytetin Iranian Qom nga koronavirusi

10:54, 24/02/2020
A+ Aa A-

Të paktën 50 persona janë vdekur në qytetin Iranian Qom nga koronavirusi këtë muaj, tha agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve nga Irani, ILNA të hënën.

Associated Press njoftoi se numri i vdekjeve të reja është dukshëm më i lartë se numri i fundit i rasteve të konfirmuara me infeksion që zyrtarët iranianë kanë raportuar vetëm pak orë më parë dhe që ishte vetëm 12 nga 47 raste, sipas televizionit shtetëror.

Një zyrtar nga Qom, Ahmad Amiriabadi Farahani u citua nga ILNA duke thënë se më shumë se 250 persona ishin në karantinë në qytet.

Ai tha se 50 vdekjet nisnin që nga 13 shkurti, në një kohë kur Irani i njoftoi zyrtarisht rastet em virus dhe vdekjet e para që nga data 19 shkurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco