Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

FOTO/ Indiani ndërton tempull për të adhuruar presidentin Trump

FOTO/ Indiani ndërton tempull për të adhuruar presidentin Trump

10:08, 24/02/2020
A+ Aa A-

Teksa Donald Trump nisi vizitën për në Indi, një burrë është më i gatshëm se çdokush tjetër ta takojë.

Bussa Krishna, 33 vjeç, e adhuron në kuptimin e plotë të fjalës presidentin amerikan. Ai ka ndërtuar një statujë gati 2 metra të Trump, të cilën e ka vendosur para shtëpisë së tij për ta adhuruar.

“U deshën një muaj dhe 15 punëtorë për ta ndërtuar,” tha Krishna për Asian News International, një agjenci indiane lajmesh.”Trump është si një Zot për mua, prandaj e ndërtova dhe statujën.”

Statuja tregon Trump-in në një kostum blu me një kollare të kuqe dhe ka ngritur gishtin e madh të dorës së djathtë. Ai ka lëkurë rozë dhe në ball i është hedhur një pudër e kuqe.

Krishna tregon se gjithçka filloi 4 vjet më parë, kur e pa presidentin amerikan në një ëndërr.

Ai gjithashtu ka shkruar emrin e tij në çdo mur rrethues të shtëpisë së tij.

Krishna shpreson për një takim me të gjatë vizitës së tij në Indi dhe këtë kërkesë ia ka bërë dhe qeverisë.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco