Karantina nga koronavirusi, Italia pritet të pezullojë kreditë e taksat

Karantina nga koronavirusi, Italia pritet të pezullojë kreditë e taksat

09:08, 24/02/2020
A+ Aa A-

Pas masave shëndetësore për emergjencën e koronavirusit,  Qeveria italiane pritet të miratojë dekretin për ndihmën financiare ndaj qytetarëve dhe bizneseve në komunat e futura në karantinë.

Do të merren masa të jashtëzakonshme, njësoj si në rastet e  katastrofave natyrore, siç janë tërmetet, shkruan Ora. Dekreti përfshin pezullimin e taksave, faturave si dhe pagesave për  këstet e kredive bankare. Pezullimi i pagesave ka të bëjë me taksat ndaj administratës qëndrore dhe taksat vendore, si dhe pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco